Ekrani i parë i palosshëm prej xhami i Samsung, i kombinuar me një UX unike, ofron një përvojë krejt të re celulare për konsumatorët shqiptarë

Më në fund, Galaxy Z Flip, një nga pajisjet më inovatore të vitit dhe një aksesor modern vjen edhe në Shqipëri. I guximshëm dhe elegant njëkohësisht, Galaxy Z Flip është i dizajnuar për ata që e shohin teknologjinë e përparuar si një mënyrë për të shprehur veten e tyre. E veçanta e këtij telefonit është se xhami i palosshëm, e bën atë të parin në llojin e tij. Me një ekran 6.7 inç, Galaxy Z Flip thyen ligjet e fizikës dhe duke u palosur në një mënyrë shumë elegante dhe kompakte, ai përshtatet shumë mirë në pëllëmbën e dorës suaj. Falë një Hideaway Hinge inovativ dhe UX të krijuar posaçrisht, Galaxy Z Flip ofron mënyra të reja elegante për të kapur, shkëmbyer dhe përjetuar përmbajtje. Galaxy Z Flip hap një dekadë të re të inovacionit të celularit të palosshëm e tashmë dhe konsumatorët shqiptarë, do të kenë mundësinë të kenë në dorë këtë smartphone elegant që ofron një përvojë unike.

Moda Takon Teknologjinë

Dizajni kompakt dhe elegant i Galaxy Z Flip është krijuar për ata që e shohin teknologjinë si një mënyrë për të shprehur veten. Të gjitha risitë në Galaxy Z Flip sigurojnë se mund ta bëjnë këtë.

Përvoja Tjetër e Palosshme

Galaxy Z Flip është i ndërtuar për t’iu përshtatur stilit modern dhe në lëvizje të jetës. Kjo përvojë unike e palosshme është ndryshe nga çdo smartphone tjetër në treg sot. Pa qenë nevoja të përdorni duart, me Galaxy Z Flip, tani mund të bëni më shumë, nga këndvështrime të shumta.

Ekosistemi Galaxy

Galaxy Z Flip sjell ekosistemin Galaxy në përvojën e tij të re të palosshme. Ai prezanton denjësisht performancën dhe karakteristikat inovative në kamera, ekran, bateri, siguri si dhe shërbime si Samsung Health, Samsung Pay, Samsung Knox dhe më shumë. Shijoni një përvojë të gjithanshme të kamerës me kapjen e videos 4K, Live Focus dhe regjistrimin Super Steady7. Galaxy Z Flip përmban një sistem të dyfishtë të optimizuar të baterisë që mban më shumë energji pa marrë më shumë hapësirë ​​– dhe karikim të shpejtë të lidhur ose wireless. Gjithashtu, me Wireless PowerShare , ju mund të karikoni Galaxy Z Flip wireless me anë të Galaxy Buds, Galaxy Watch ose edhe pajisjen e një miku. Samsung Knox mbron përdoruesit dhe pajisjet e tyre nga çipi deri në nivelin e softuerit dhe merr përditësime mujore dhe tremujore të sigurisë. Përdoruesit gjithashtu marrin shërbime që mundësojnë pagesa të sigurta me Samsung Pay, monitorimin e shëndetit dhe mirëqenies me Samsung Health, dhe qasje në më shumë se 5000 produkte inteligjente Samsung dhe partnere përmes SmartThings.

Disponueshmëria

Galaxy Z Flip do të dalë në treg në Shqipëri nga 15 qershori në ngjyrat Black dhe Bloom, për ALL 185,000. Për më shumë informacione rreth Galaxy Z Flip, ju lutem vizitoni news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com or www.samsung.com/galaxy.

Leave a Reply

Contact Us

Fill out the form below, and we will be in touch shortly.
Contact Information