Nga Arbana Rica- CEO Iceberg Communication
Një ndër aftësitë për të qenë i sukseshëm në biznes është të dish të parashikosh sfidat dhe pengesat. Të përgatisësh mekanizma për t’i kapërcyer këto pengesat me kostot më minimale.
Sot po jetojmë në ditë të vështira ku parashikimet se si e ardhmja do jetë, janë shumë të mejgullta. Shumë industri janë në kolaps dhe shumë të tjerë presin dita ditës që kjo te ndodhë. Të fuqishmit do kenë mundësi të mbijetojnë të vegjlit fatkeqësisht do të dorëzohen.
“Të rimendosh sezonin e fetsave” ishte diskutim që u zhvillua gjatë Webinarit me ekspertë kryesorë të industrisë, të ChristmasWorld . Ekspertë të dekoreve festive udhëhoqen diskutimin, duke adresuar se si ka ndikuar pandemia e COVID-19 në festat dhe si do të ndikohet tradita në vitet në vijim.

Covid-19 ka prekur ndjeshëm industrinë e dekoreve festive sezonale. Paralizimi i prodhimtarisë për disa muaj krijoi një boshllëk të madh . Rifillimi i këtij procesi e detyroi prodhuesin të jetë selektiv në porositë e marra dhe në anulimin e shumë të tjerave. Gjithashtu shumë kompani i anuluan porositë e tyre duke shkurtuar shpenzimet për të kursyer në cdo formë . Çështjet dhe problematikat që lidhen me transportin duke qenë se 98% e prodhimit është në Kinë, janë përsëri një sfidë.

Në cdo skenar të mundshëm të zhvillimit të pandemisë Covid 19, një gjë është e sigurt, që Krishtlindjet do vijnë përsëri ( ose festat e fundvititi sipas traditës dhe kulturës së kombeve dhe besimeve të ndryshme). Më shumë se cdo herë këtë vit do kemi nevojë për më shumë drita për të ndriçuar shpresën që çdo vështirësi kalohet. Çdo oborr shtëpie dhe çdo qytet duhet të vezullojë nga dekoret. Dekoret nuk kanë nevoje për distancim ato na afrojnë më afër , na japin shpresën dhe optimizmin që dhe kjo vështirësi do kalojë. Festivalet dimërore mbase do mungojnë por dritat nuk shuhen kurrë.