Pranvera është afër, që do të thotë se qyteti është i zhytur në gjelbërimin e shumëpritur dhe rrugët janë përsëri të mbushura me njerëz. Kjo është periudha e vitit kur çdo gjë rreth nesh zgjohet, po ashtu edhe ne dhe trupi ynë, dhe na jep energjinë e nevojshme për të lëvizur dhe shpesh për të ndryshuar rutinën tonë. Pavarësisht nëse pranvera do të thotë të ecësh nëpër qytet, t’i rikthehesh stërvitjes ose thjesht të shijosh diellin, Samsung Galaxy S21 FE 5G 1 është telefoni ideal për të gjitha gjeneratat, pavarësisht nga nevojat dhe dëshirat e tyre.
Dizajn i mrekullueshëm dhe formë praktike
Galaxy S21 FE 5G ka një dizajn elegant me kornizë Contour-Cut dhe katër ngjyra tërheqëse ndaj të cilave pak njerëz mund të jenë indiferentë. Dizajni tërheqës, i cili ruan një nivel të lartë funksionaliteti e bën Galaxy S21 FE 5G një zgjedhje të shkëlqyer për të gjithë ata që nuk duan të bëjnë kompromis. Kush thotë se një smartphone nuk mund të jetë një pajisje praktike, por e fuqishme që përshtatet lehtësisht në çdo xhep.

Argëtim dhe lidhje pa kufij
Natyra dhe njerëzit janë gjithmonë motive interesante për tu fotografuar, dhe me ardhjen e pranverës, mundësia për të kapur fotografi të shkëlqyera rritet. Avantazhi kryesor i fotografimit me smartphone është padyshim prakticiteti i tij dhe fakti që e kemi me vete shumicën e kohës, ndaj jemi të sigurt se nuk do të na mungojë kamera kur kemi më shumë nevojë. Regjistroni momente të paharrueshme me kamerën e smartphone-t tuaj, pavarësisht nëse jeni duke ecur në park ose duke ngrënë drekë jashtë gjatë pushimit. Një smartphone duhet të jetë estetikisht i dizajnuar mirë dhe tërheqës, por edhe me cilësi të lartë dhe funksional. Kjo është arsyeja pse smartphone-t e serive Samsung S janë të pajisur me teknologjinë më të fundit, kamera të fuqishme dhe ekrane të mëdha që lejojnë funksionimin pa shqetësime, një përvojë të qetë të lojës dhe i bëjnë ato pajisjet ideale për ndarje të përmbajtjes në rrjete sociale. Instagram apo TikTok, nuk ka rëndësi sepse me telefonat

Samsung, bota e rrjeteve sociale është në majë të gishtave tuaj.
Smartwatch dhe telefon – kombinimi perfekt Samsung ka përgatitur një dhuratë të vërtetë pranverore, kështu që me blerjen e Samsung Galaxy S21 FE ju merrni dhuratë një Galaxy Watch4 44mm në ngjyrë të zezë. Ju mund ta përdorni këtë orë inteligjente në kombinim me smartphone-in tuaj për tu ushtruar, dëgjuar muzikë, ndjekur informacione shëndetësore ose thjesht si një aksesor. Me një sërë veçorish të Galaxy Watch4, si sensori BIA (Bioelectrical Impedance Analysis) që regjistron presionin e gjakut, nivelet e oksigjenit në gjak dhe rrahjet e zemrës dhe opsionin për të monitoruar modelet e gjumit, të krijuarit e një rutine të shëndetshme nuk ka qenë kurrë më e lehtë.
Promocioni zgjat nga data 21 Mars deri më 17 Prill 2022
