Techstars Startup Weekend Women Tirana, mundësia për të shndërruar idenë tënde në një biznes!

Nisma globale në mbështetje të sipërmarreseve erdhi në Shqipëri.

Tirane, 30 Shator 2019 – Këtë fundjavë, Tirana u bë pjesë e Techstars Global Startup Weekend Women, një event 54-orësh që në thelb ka mbështjetjen e sipërmarrësve të rinj dhe zhvillimin e komuniteteve rreth tyre.
Kjo nismë ndërkombëtare, e mbështetur nga partnerë globalë si Google for Startups, erdhi në Tiranë në datat 27-29 Shtator 2019. Cilido që kishte një ide biznesi dhe dëshirën për ta zhvilluar atë u bë pjesë e këtij ambient
dinamik dhe frymëzues nën mentorimin e ekspertëve më të mirë.

Një fundjavë frymëzuese në kodrat e Dajtit

Në ditën e pare të eventit pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin idenë e tyre në 60 sekonda dhe më pas skuadrat u formuan për të çuar më tej idetë më të mira. Përgjatë fundjavës skuadrat i zhvilluan këto ide nën kujdesin e mentorëve të cilët transmetuan përvojën e tyre në biznes. Fundjava kulminoi me prezantimet e ideve finale të dielën në darkë para
një jurie profesionistësh të cilët përzgjodhën skuadrën #tb për idenë inovative e një furçe dhëmbësh ekologjike.
Fituesja ka mundësinë të prezantojë idenë e saj në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor në Mars 2020. Përveç fituesit të madh, cdo grupi ju ofrua konsulence, trajnime dhe ekspertizë nga partnerët tanë.

Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë partnerët tanë për mbështetjen , bashkëkupunimin dhe besimin që na dhanë në këtë edicion të parë të SWW Tirana. Qëllimi i vërtetë i kësaj fundjave ishte të krijonim një plartformë për të mbështetur cdo pjesëmarres për të zhvilluar idenë e tij nëpërmjet ekspertizës së mentorëve apo ndihmës së partnerëve tanë si: Vodafone Albania, EU for Innovation, Schneider Electric Albania, Destil Tirana,
Balkans Capital – Financial Services, ICTSlab, Creative Business Solutions, B2B Office dhe Iceberg Communication.

Platforma Google Cloud ju ka ofruar të gjithë pjesëmarrësve kredit për të ndërtuar faqet e tyre të web-it dhe aplikacionet mobile.

0 Comments

Leave a comment