Visa, një lider global në pagesat digjitale, kreu një sondazh për të testuar tek përdoruesit e rrjeteve sociale në Evropën Jug-Lindore nivelin e njohjes së sigurisë së pagesës. Sipas rezultateve, gati 60 për qind e të anketuarëve preferojnë siguri më të lartë dhe mbrojtjen e të dhënave mbi shpejtësinë e transaksioneve kur paguajnë. Megjithatë, gjysma e tyre nuk janë mjaftueshëm të informuar rreth mekanizmave mbrojtës. Veç kësaj, një në tre të anketuar nuk mundën t’i pergjigjen pyetjeve lidhur me sigurinë e pagesave online.
Për të mbrojtur dhe ndërgjegjësuar përdoruesit e kartave rreth karakteristikave të pagesave digjitale, Visa lançoi një fushatë në të gjithë rajonin të quajtur “Save and protect – priorities of digital payments” (“Ruaj dhe Mbro – Prioritetet e Pagesave Digjitale”) me qëllim edukimin e konsumatorëve mbi pagesat e sigurta online dhe ballë për ballë duke përdorur instrumentat e pagesës dixhitale.
Një në tre të anketuarit e sondazhit konstatuan se ndiheshin me të sigurtë kur paguanin me anë të kartës. Por përsëri, 20 për qind e të anketuarëve zgjedhin metodën më të volitshme të pagesës pa marrë parasysh sigurinë. Pagesat nga telefoni, kur karta bankare është e lidhur me një smartphone, janë diçka ende e panjohur mes konsumatorëve dhe si rrjedhojë ka një potencial të madh për një përshtatje të mëvonshme.
Për sa i përket kodit PIN, një numër unik identifikimi i cili shërben për të mbrojtur kundër përdorimit të paautorizuar të kartës, njerëzit shpesh theksojnë faktin se harrojnë kombinimin e duhur, por kjo masë sigurie i bën të ndihen më të sigurtë. Pjesa më e madhe e njerëzve që morën pjesë në sondazhin online (mbi 80 për qind) konstatuan se nuk do ta ndanin apo kalonin kodin e tyre PIN tek njerëz të tjerë.
CVV2 është një numër tre shifror i vendosur në pjesën e pasme të kartës Visa, dhe përdoret për të konfirmuar pagesën online. Mbi 15 përqind gabimisht e lidhnin këtë kod me një kod QR i cili mund të përdoret për të paguar me aplikacione.
“Besimi është shtylla mbështetëse e gjithçkaje tek Visa. Ne investojmë shumë që të ruajmë dhe përmirësojmë sigurinë e çdo transaksioni Visa. Duke shfrytëzuar fuqinë e teknologjisë së avancuar dhe inovacionit, ne analizojme tërësisht më shumë se gjysmë miliard pagesa në të gjithë botën çdo ditë, duke mbrojtur integritetin e ekosistemit të pagesave. Avancimet tona në analitiken parashikuese, tokenizimi dhe menaxhimi i biometrikës na lejojnë të mbajmë mashtrimet në nivelet më të ulëta historike. Është një kombinim unik i mbrojtjes që bën rrjetin tonë të pagesës të sigurt dhe të përsosur, sepse ne besojmë se tregtia e kohërave moderne është e bazuar fillimisht mbi një eksperiencë pagese të sigurt për të gjithë.” – tha Vladimir Đorđević, Menaxheri i Përgjithshëm i Visa për Evropën Jug-Lindore.
Rezultatet e sondazhit treguan gjithashtu se 40 për qind e të anketuarve nuk dinë se si të identifikojnë një faqe web-i me një lidhje të sigurtë për pagesën. Ky është rasti me adresat e internetit që kanë shkronjën “s” pas “http”. Protokolli ‘https’ është i dizenjuar t’i bëjë ballë ndërhyrjeve të haker-ave, dhe rekomandohet si më i sigurtë për pagesat online. Fushata “Ruaj dhe Mbro – Prioritetet e Pagesave Digjitale” do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e konsumatorëve rreth masave thelbësore të sigurisë kur përdorin mënyrat e pagesës digjitale.
“Ekosistemi i pagesave po evolon vazhdimisht, e po kështu dhe mënyrat të cilat ne e mbajmë këtë mjedis të sigurtë. Teknologjitë e reja të autentifikimit dhe anti-mashtrimit sigurojnë një eksperiencë blerjeje të sigurtë, të thjeshtë dhe serioze, pa dallim konsumatori apo pajisjeje të përdor për të kryer pagesën. Me fushatën “Ruaj dhe Mbro – Prioritetet e Pagesave Digjitale”, ne duam të kthejmë vëmendjen e përdoruesve drejt rëndësisë së sigurisë, si dhe t’i njohim ata më mirë me përfitimet e një rrjeti të sigurtë dhe teknologjitë e reja” – përfundoi Đorđević
0 Comments
Leave a comment