Çfarë do të ndodhte nëse do të bashkonim TikTok, rrjetin social me rritjen më të shpejtë në botë, dhe Blackpink, një grup muzikor Korean i muzikës Pop që “rrëzoi” YouTube një javë më parë, duke thyer rekordin për më shumë shikime në 24 orë, me 82.4 milion ‘views’ për videon e tyre më të fundit muzikore?
Përgjigja është fushata #danceAwesome, më shumë çmime, thyerje rekordesh dhe miliona reagime pozitive nga e gjithë bota. Përkatësisht, pas bashkëpunimit të prezantuar së fundmi me grupin popullor mbarë globit K-Pop BTS, në formën e një edicioni special për Galaxy S20 + dhe Galaxy Buds +, Samsung u bashkua me një tjetër grup Korean që po bën bujë, duke nisur një prirje masive në platformën TikTok. Blackpink është një grup muzikor me katër anëtare që kanë më shumë mbi 40 milion ndjekës në YouTube në vetëm katër vjet të ekzistencës së tyre. Gjithashtu, ato janë grupi i parë me femra që nuk këndojnë në anglisht, por kanë arritur të renditen në klasifikimet e famshme të revistës Billboard.
Vajzat nga grupi Blackpink krijuan një koreografi të lezetshme me një melodi “fiksuese”, në të cilat fjalët “ekran i shkëlqyeshëm, kamera e shkëlqyeshme, bateri e gjatë” përsëriten ritmikisht, duke theksuar funksionet që janë më të rëndësishmet për përdoruesit e telefonit, të cilat gjithashtu karakterizojnë serinë e re Galaxy A.
Siç pritej, përgjigja nga të rinjtë dhe fansat e Blackpink në të gjithë botën ishte fantastike – pasi 4.7 milion prej tyre iu bashkuan sfidës #danceAwesome dhe regjistruan versionin e tyre të koreografisë në nder të modeleve të serisë Galaxy A, të cilat morën më shumë se 20.2 miliard shikime në TikTok. Konfirmimi përfundimtar erdhi nga Association for Design and Art, e cila vlerësoi fushatën për kreativitet dhe risinë e jashtëzakonshme.
Shikoni disa nga më të suksesshmit #danceAwesome TikTok duke klikuar në këtë LINK
0 Comments
Leave a comment