Risitë teknologjike të kompanisë lider të ekraneve në botë, Samsung, këtë herë vijnë në fushën e kinematografisë. Samsung Electronics njoftoi në CineEurope 2019, instalacionet më të fundit të ekraneve Samsung Onyx Cinema LED, ekranin e parë për kinema LED të DCI-së në botë.
“Ne jemi të entuziasmuar të njoftojmë instalacionet e fundit të teknologjisë Onyx të Samsung në të gjithë botën”, tha Seog-gi Kim, zv/president ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics. “Me ekranin Onyx Cinema LED, klientët do të shijojnë cilësi më të lartë të fotografisë, raport të përmirësuar të kontrastit dhe një të zezë më të thellë. Ne jemi të përkushtuar që t’u sigurojmë shikuesve përmbajtje më të pasur që do t’i përfshijë ata në çdo skenë të filmit”.
Si kompania lider e ekraneve në botë, ekspertiza dhe teknologjitë e Samsung kalojnë ndasitë e panumërta të produkteve dhe Onyx sjell risitë vizuale të kompanisë në industrinë e kinemasë. Samsung pajis ekranet e saj me komponentë pararojë të industrisë që punojnë së bashku në mënyrë të përsosur për të ofruar një eksperiencë inteligjente shikimi për publikun në nivel global.
I frymëzuar nga gur i çmuar me të njëjtin emër, Samsung Onyx aludon në aftësinë e ekranit për të shfaqur përmbajtjen kinematografike me ngjyra të vërteta, të thella dhe realiste të zeza. Kur kombinohen me raportin e përmirësuar të kontrastit dhe me cilësimet e specializuara të tonit të grisë, kjo përbërje e imët prodhon përmbajtje më të ndritshme dhe më të detajuar që i bën shikuesit të ndihen pjesë e çdo skene.
Përveç kësaj, Samsung Electronics Co. ka ruajtur pozicionin e saj si lider në mbarë botën në lëmin digjital duke matur shitjet e njësive për 10 vjet radhazi. Të dhënat e publikuara kohët e fundit nga IHS Markit, ofruesi kryesor i të dhënave të tregut digjital, identifikuan Samsung si markën më të shitur në industri që nga viti 2009. Sipas raportit të teknologjisë IHS “Gjurmuesi i Tregut Publik të Ekraneve”, Samsung përbën 25.8 për qind të tregut global për reklamat digjitale në 2018-n.
0 Comments
Leave a comment