Samsung ripërdor rrjetat e peshkimit të hedhura në oqean për pajisjet e reja Galaxy

Në një lëvizje që kombinon qëndrueshmërinë dhe inovacionin, Samsung Electronics ka zhvilluar një material të ri që riciklon plastikën që gjendet në oqeane dhe e përfshin atë në pajisje të ndryshme Galaxy. I bërë nga rrjeta peshkimi të hedhura në oqean, ky material shënon një arritje të jashtëzakonshme në rrugëtimin e Samsung Galaxy for the Planet që synon të minimizojë gjurmën mjedisore dhe të ndihmojë në nxitjen e një stili jetese më të qëndrueshëm për komunitetin Galaxy.

Tani dhe në të ardhmen, Samsung do të inkorporojë këtë plastikë të ricikluar në të gjithë linjën e produkteve, duke filluar me pajisjet e reja Galaxy që do të zbulohen më 9 shkurt, në eventin Unpacked. Këto pajisje do të pasqyrojnë përpjekjen e vazhdueshme për të eleminuar plastikën njëpërdorimshe dhe për të zgjeruar përdorimin e materialeve të tjera, si: materiali i ricikluar pas konsumit (PCM) dhe letra e ricikluar. Me këtë transformim, e ardhmja e teknologjisë Galaxy do të ofrojë një dizajn dominues dhe do të ketë ndikim më të mirë në mjedis.

Kërcënimi i fshehur që vjen nga rrjetat e hedhura të peshkimit

Kur mendoni për ‘plastikën e lidhur me oqeanin’,ka të ngjarë të imagjinoni një shishe uji ose një qese që lëviz në sipërfaqen e oqeanit. Ajo që mund të mos ju vijë ndërmend është një kërcënim më i fshehur – 640,000 ton rrjeta peshkimi që braktisen dhe hidhen çdo vit.

Duke qëndruar në oqeanet tona për shekuj, këto rrjeta janë përgjegjëse për prishjen e ekuilibrit delikat të mjedisit, për dëmtimin e shkëmbinjve koralorë dhe habitateve natyrore. Gjithashtu, përfundojnë në burimet tona ushqimore dhe ujore. Mbledhja dhe ripërdorimi i këtyre rrjetave janë hapat e parë për t’i mbajtur oqeanet pastër, si dhe për të ruajtur planetin dhe të ardhmen tonë.

Dizajnimi më i qëndrueshëm i produkteve

Samsung ka shtyrë gjithmonë kufijtë e teknologjisë celulare dhe kompania tani po kërkon të bëjë të njëjtën gjë me praktikat e saj të qëndrueshmërisë. Duke ricikluar rrjetat e peshkimit të hedhura në oqean, Samsung – përmes zgjidhjes së tij krijuese – ilustron se si ne të gjithë me pak përpjekje mund të bëjmë më shumë për të ruajtur burimet e planetit tonë.

Samsung është i përkushtuar për të trajtuar ndotjen plastike të oqeanit në një mënyrë që do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në mjedis, por edhe në jetën e të gjithë përdoruesve të Galaxy. Ripërdorimi i plastikës në oqeane është vetëm hapi i parë në misionin kolektiv që i adresohet krizës klimatike.

0 Comments

Leave a comment