Samsung jep shtatë këshilla për ju që do udhëtoni vetëm këtë verë

Kur vjen puna për të udhëtuar, vajzat janë ato që po thyejnë rregullat dhe kanë vendosur të udhëtojnë vetëm këtë verë, me mbi 4.6 milionë postime me hashtagun #solotravel të shpërndarë në Instagram 1 . Të nxitur nga zhvillimi i teknologjisë, udhëtimi i pavarur është bërë më i lehtë, me femrat që përdorin smartfonët dhe aplikacionet e tyre të udhëtimit për të udhëtuar vetëm 2 në destinacione të caktuara.
Vendet e preferuara të udhëtimit mbeten ato më pak të rrahura nga turistët – ku vajzat e reja zgjedhin destinacione të pazakonta dhe më pak të vizituara 3 përkundrejt pikave të nxehta turistike në Europë si Roma, Londra ose Barcelona, ndërsa kërkojnë përvoja unike për të
zbuluar dhe ndarë në kanalet e tyre sociale . Për të përkrahur këtë trend, Samsung në partneritet me udhërrëfyesin e udhëtimit dhe
influencuesin Anca Raluca Muresan, do të ofrojë një informacion të çmuar për mënyrën se si udhëtarët po eksplorojnë në vitin 2019; duke zhvilluar këshilla për udhëtaret femra që kërkojnë të eksplorojnë destinacionet më pak të zbuluara të Evropës dhe të memorizojnë përvojat e tyre në Samsung Galaxy S10 + Performance Edition.

1) Mësoni 20 fraza kyçe para se të udhëtoni
Njohja e disa bazave të gjuhës vendase mund t’ju ndihmojë shumë. Kjo mund të funksionojë në favorin tuaj kur bëni pyetje të thjeshta, kërkoni drejtimin ose i drejtoheni dikujt për ndihmë. Plus, ju gjithashtu mund të fitoni respektin nga vendasit për të këtë përpjekje.
2) Krijo një kalendar aktivitetesh për vendet kryesore që do vizitoni
Ju do të dëshironi të ndani momentet tuaja gjatë udhëtimit me miqtë, familjen dhe ndjekësit tuaj. Jo vetëm që do t’i mbani të gjithë të azhurnuar me vendndodhjen tuaj – por mund t’i bëni edhe ata të duan të vijnë t’ju vizitojnë! Bëni një kërkim pak para se të niseni dhe planifikoni disa postime përpara udhëtimit tuaj, kështu që sapo të mbërrini në vend, ju mund të krijoni përmbajtjen që doni pa pasur shqetësimin e kohës.

3) Kaloni 30 minuta duke përcaktuar aktivitetet kryesore të çdo dite

Kur udhëtoni, ju vazhdimisht jeni duke përqafuar përvoja të reja. Ka shumë për të përtypur ndërkohë që shkrepni fotografi, shkruani mendimet tuaja në mënyrë që të mund të lidheni me këtë moment në të ardhmen. Galaxy S10 + Performance Edition ka një memorie massive prej 1TB – kështu që ju nuk duhet të shqetësoheni për hapësirën!
4) Kapni cdo centimetër të qytetit
Cdo qytet sjell pamje dhe sekrete pafund për ju për të kapur në objektiv. Përdorni lentet e pabesueshme me kënd të gjerë të Galaxy S10 + Performance Edition për të fotografuar çdo pamje, me një lente 123 gradë të gjerë që është në gjendje të kapë aq sa mund të shihni me sy.

5) Shënoni vendet jashtë listës suaj të udhëtimit
Metropolitë e mëdha janë jashtë dhe destinacionet e veçanta janë në listë. Paraprijini trendit dhe provoni të udhëtojnë drejt një destinacioni të ri përpara se të jetë destinacioni i të gjithëve. Destinacionet më të veçanta për vitin 2019 përfshijnë Rumaninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

6) Udhëtoni si një vendas
Edhe pse marrja e një taksie për në destinancion është shpesh më i lehtë dhe më i përshtatshëm; një nga mënyrat më emocionuese dhe autentike për të udhëtuar nga A në B është duke përfituar nga sistemet e transportit publik lokal. Shpesh këto do t’ju japin një pamje të vërtetë të jetës si vendas; përveçe do t’ju ekspozojnë ndaj pamjeve dhe tingujve ju nuk do t’i
hasnit në një rrugë tjetër.

7) Eksperimentoni me fotografitë tuaja!
Ndërsa jeni në një vend të ri të rrethuar nga zakone dhe njerëz të rinj, pse të mos eksperimentoni me stilin tuaj të fotografisë? Provoni të kapni ushqimin, stilin dhe gjithçka rreth në një mënyrë unike. Shto perspektiva të pazakonta, të tilla si shkrpje nga lart apo nga një platformë e ngritur. Për të marrë pamje profesionale, përdorni funksionin Shot Suggestion të
Galaxy S10 + Performance Edition që vepron si një udhëzues.

0 Comments

Leave a comment