Samsung Electronics debuton filmin e shkurtër të frymëzuar nga ‘Stranger Things’ me Galaxy S22 Ultra

Samsung Electronics debutoi Make STRANGER Nights Epic, një film i shkurtër që përdor veçoritë e avancuara të kamerës Nightography të Galaxy S22 Ultra për t’i bërë homazh serialit të njohur të Netflix, Stranger Things. Videoja është pjesë e partneritetit të vazhdueshëm të Samsung me Netflix dhe është e disponueshme për t’u parë tani në rrjetet sociale të Samsung, duke ardhur njëkohësisht me publikimin e sezonit të katërt të Stranger Things.

Në filmin e shkurtër, tema e frymëzuar nga Stranger Things shërben si një sfond i përshtatshëm për të shfaqur aftësitë e fuqishme të Nightography të Galaxy S22 Ultra. Në sezonin e katërt të Stranger Things, nata hap portën e një botë të jashtëzakonshme – dhe S22 Ultra përdoret për të rikrijuar atë stil të veçantë dhe për të treguar një histori kinematografike që tregon se si teknologjia Galaxy ka fuqinë për të kapur detaje që nuk do të mund të shiheshin në errësirë.

Ta bësh natën epike
Në Make STRANGER Nights Epic, një vajzë vendos Samsung Galaxy S22 Ultra në xhepin e saj të pasmë ndërsa i jep biçikletës duke shkuar në shtëpinë e shoqes së saj për të parë Stranger Things 4. Gjatë udhëtimit të saj, video ndizet pa dashje, duke kapur pamjet e asaj që fshihet pas saj në The Upside Down. Të gjitha skenat e pamjeve vertikale të telefonit janë filmuar me Samsung Galaxy S22 Ultra.

Filmi i shkurtër gjithashtu shfrytëzon në maksimum veçoritë e fuqishme të kamerës Nightography të Galaxy S22 Ultra, të cilat përfshijnë një kamerë kryesore 108MP dhe një sensor masiv pikselësh 2.4um të mundësuar nga inteligjenca artificiale e avancuar (AI) që e lejojnë atë të kapë më shumë dritë, për pamje video më të qarta dhe me më shumë shkëlqim, ditën dhe natën.

Të krijosh një ‘’Galaxy’’ me përmbajtje të jashtëzakonshme
Samsung dhe Netflix kanë një partneritet të gjatë dhe kanë bashkëpunuar në fushata të personalizuara që paraqesin disa nga seritë më të njohura të platformës së transmetimit. Në janar, ata nisën një fushatë të integruar për të ndihmuar në fillimin e sezonit të dytë të Emily në Paris, duke i dhënë mundësinë fansave të bëhen personazhi kryesor në posterin e tyre të animuar përmes Samsung Galaxy Z Flip 5G.

Samsung dhe Netflix gjithashtu bashkëpunuan për të krijuar një film të shkurtër të Bridgerton për zbulimin e serisë Galaxy S22 në Unpacked në muajin shkurt. Në skenën prej tre minutash, novatorët përpiqen të tërheqin vëmendjen e Mbretëreshës Charlotte të Bridgerton. Shpikësi, Lord Tristar, ia del mbanë kur shfaq krijimin e tij vizionar – pikturat masive neoklasike të një Galaxy S22 Ultra, gati për 209 vjet.

Samsung dhe Netflix do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të krijuar përmbajtje interesante dhe me cilësi të lartë që njerëzit e duan. Pas publikimit në maj të Stranger Things 4 vëllimi i parë, debutimi i Samsung i Make STRANGER Nights Epic vjen pasi Netflix publikoi trailerin zyrtar për vëllimin e dytë, i cili do të shfaqet më 1 korrik. Për të parë filmin e shkurtër të Samsung dhe Netflix, Make STRANGER Nights Epic, vizitoni kanalin YouTube të Samsung.

0 Comments

Leave a comment