Samsung Electronics njoftoi bashkëpunimin e rradhës me gjigantin e
transmetimit, Netflix, për të paralajmëruar publikimin e sezonit të dytë të serialit hit, “Emily in Paris”, prodhuar nga MTV Entertainment Studios. Seriali i nominuar për Emmy, i njohur për kremtimin e stilit ikonik parizian të shekullit të 21-të, ka bashkëpunuar me Samsung për të shfaqur teknologjinë premium për fansat e tij.
Në sezonin e parë, mjedisi i bukur dhe personazhet kryesisht pariziane u dhanë shikuesve një pasqyrë të stilit dhe kulturës franceze. Kjo ndjenjë u krijua nga kasti global, duke përfshirë personazhin ikonik të Sylvie Grateau. E luajtur nga ambasadorja e Samsung, Philippine Leroy-Beaulieu, Sylvie është shefja e protagonistes Emily dhe CMO i agjencisë së marketingut “Savoir”. Në sezonin e dytë, për t’u siguruar që ajo të jetë në krye të jetës së saj personale dhe profesionale, Sylvie ka zgjedhur Samsung Galaxy Z Flip 5G. Por Sylvie nuk është e vetmja që përfiton nga stili dhe eleganca e Galaxy Z Flip 5G. Për të nisur sezonin e dytë, Samsung dhe Netflix do të sjellin stilin ikonik dhe teknologjinë inovative për fansat e “Emily in Paris” përmes një fushate të integruar; duke shfaqur reklama offline, përmbajtje në rrjetet
sociale, personazhe influencues dhe një filtër TikTok që ofron një mënyrë të re për të shijuar serialin, përmes objektivit ikonik Galaxy Z Flip 5G. Filtri do t’i lejojë fansat e serialit të bëhen personazhi kryesor në posterin e tyre të animuar “Emily in Paris”. Përdoruesit e TikTok* mund të provojnë ‘Flip
the Script’ TikTok Effect në platformë duke nisur nga data 28 dhjetor.
Benjamin Braun, CMO i Samsung për Evropën, tha: “Në Samsung, ne jemi gjithmonë në krye të kreativitetit dhe inovacionit. Ne jemi të gëzuar për bashkëpunimin me Netflix në sezonin e dytë të një prej serialeve të tyre më të suksesshme, Emily in Paris, dhe për të parë Sylvie duke përdorur Galaxy
Z Flip 5G. Ne mezi presim ta zhvillojmë këtë partneritet më tej në të ardhmen”. Linja e fundit e produkteve premium të Samsung ka kaluar kufijtë e inovacionit për fansat e “Emily in Paris”, duke shfaqur aftësinë e markave për të kombinuar stilin me inovacionin. Disa nga produktet e
Samsung përfshijnë:
Galaxy Z Flip 5G: Një telefon premium dhe inovativ, i zhvilluar për krijuesit e trendeve dhe ata që kryejnë shumë detyra, të cilët duan të kalojnë lehtësisht mes shkrepjes së një selfie të përsosur dhe dërgimit të një sërë email-esh, ose të shikojnë episodin e fundit teksa janë në lëvizje.
Galaxy Watch3: Një pajisje moderne dhe funksionale që ju mundëson të gjurmoni të gjitha parametrat tuaja të shëndetit me një lëvizje të kyçit të dorës, duke e kthyer ecjen tuaj të përditshme në një pasarelë.
The Serif: Një televizor i veçantë që ndërthur dizajnin ikonik dhe fotografinë befasuese për të transformuar çdo shfaqje ose film në përvojën më të mirë të shikimit, sikur po ecni vetë nëpër Musée D’Orsay.
The Sero: Televizori revolucionar Sero është dizajni i parë në botë që ju mundëson të kaloni pa probleme midis përmbajtjes horizontale dhe vertikale, në mënyrë që të mund të shikoni me lehtësi Netflix.
The Bespoke Cube: Një zgjidhje kompakte dhe shumëfunksionale e frigoriferit që mund të vendoset lehtësisht kudo në shtëpi, duke mbajtur çdo gjë, nga vera te produktet kozmetike.
The Bespoke Fridge Freezer: Zgjidhja ikonë modulare e frigoriferit që ju sjell mundësinë e personalizimit dhe teknologjinë inovative në shtëpinë tuaj.
Sezoni i dytë i serialit “Emily in Paris” është tashmë i disponueshëm në Netflix.
0 Comments
Leave a comment