Prezantohet në Tiranë Note 10 dhe Note 10+

Smartfonet më të rinj Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ prezantohen zyrtarisht në Shqipëri. Produkti më i ri vjen me më shumë risi duke ofruar më shumë shpejtësi dhe më tepër memorie.

Për herë të parë Galaxy Note vjen në dy madhësi, duke bërë të mundur që konsumatorët të zgjedhin atë që u përshtatet më së miri.

Galaxy Note10 dhe Note10+ do të jenë në dispozicion në tregun shqiptar duke filluar nga data 23 gusht. Galaxy Note 10, një linjë e re e smartphone-ve premium që ndërthur dizajnin elegant me elementë të fuqishëm të performancës dhe produktivitetit, u mundëson përdoruesve të shfrytëzojnë sa më shumë çdo moment. Frymëzuar nga një gjeneratë e cila është fleksibël përsa i përket balancës midis punës dhe jetës, Galaxy Note10 u jep përdoruesve lirinë të punojnë ashtu siç dëshirojnë dhe të shfaqin shpirtin e tyre krijues, e gjitha kjo ndërkohë që janë në lëvizje. Për herë të parë, Galaxy Note vjen në dy madhësi, kështu që konsumatorët mund të zgjedhin atë që u përshtatet atyre më së miri. Galaxy Note10 vjen me fuqinë e S Pen dhe një ekran Cinematic Infinity 6.3 inç, ndërsa Galaxy Note10 + ka ekranin më të madh të serisë – Cinematic Infinity 6.8 inç.

Ndërkohë për përdoruesit vijnë në ngjyrat aureolë me shkëlqim, aureolë rozë dhe aureolë e zezë.

Iceberg Communication ka filluar bashkëpunimin me Samsung në fushën e marrëdhënieve me publikun nga korriku i vitit 2018.

0 Comments

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *