Nga një kërkim i thjeshtë në Google, gjithëkush mund të mësojë se marrëdhëniet diplomatike midis Francës dhe Shqipërisë janë të vjetra dhe se roli që luajti ky shtet i fuqishëm në mbijetesën e shtetit shqiptar në vitin 1916 ka qenë mjaft i rëndësishëm. Megjithatë shkëmbimet e dy popujve kanë qenë më të hershme, e ndër dekada, kultura dhe arti kanë rrëzuar kufijtë që janë ngritur nga politika. Urat e komunikimit që janë vendosur midis popujve rikonfirmojnë edhe një herë bashkëpunimin e Shqipërisë me Francën në fusha të ndryshme. Eksporti kulturor, një fenomen që ndodh kudo, nuk ka ‘kursyer’ as vendin tonë e PRANVERA FRANKOFONE, është një nga eventet më të rëndësishme lidhur me përhapjen e kulturës franceze në Shqipëri.
Më 4 mars, Ambasada Franceze çeli siparin e Pranvera Frankofone 2021 me një bisedë kushtuar letërsisë franceze në shqip, për të vazhduar me 40 aktivitete të tjera falas deri më 31 mars.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje të veçantë nuk është vetëm forcimi i lidhjeve mes dy vendeve, shkëmbimi i vlerave reciproke në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, por edhe promovimi i vlerave të frankofonisë, gjuha frënge dhe diversiteti kulturor, mbështetja e edukimit, formimit, arsimit të lartë etj
Krijimi i konceptit per eventin nje mujor, impaktet e të cilit zgjasin shumë më gjatë, Pranvera Frankofone 2021, iu besua kompanisë sonë, Iceberg Communication dhe gjithçka që u realizua nga skuadra jonë kreative, përcjell mësë miri qasjen dhe bashkëpunimin midis dy shteteve.
Për të krijuar një identitet unik, përmes kombinimit të disa elementëve domethënës për secilën kulturë, drejtori kreativ i Iceberg Communication, Edvin Qefalia, realizoi konceptin e këtij dizajni në dukje abstrakt, por që përçon mesazhin e harmonisë.
Përmes një ekspertize të thelluar, profesionistët tanë përcaktuan elementët kryesorë të brandit Pranvera Frankofone, për të komunikuar përmes imazhit, origjinalitet, thjeshtësi dhe vlerat e këtij eventi. Për të përforcuar personalitetin e këtij eventi të rëndësishme, ne zbatuam të gjithë elementët e identitetit vizual në të gjitha kanalet e komunikimit. Më shumë sesa thjesht një poster, ky është një koncept që u implementua edhe më gjerë, në faqen e internetit frankofoni.al, produktet promocionale, video etj.
Pranvera Frankofone vjen me një program të larmishëm, dhe në qofshi adhurues i letërsisë, kinemasë apo teatrit, çdokush e gjen veten në kalendarin e aktiviteteve, publikuar gjithashtu online.
Shënim: Këtë vit duke iu përshtatur situatës në vend, i gjithë programacioni i ofruar nga partnerë të shumtë shqiptarë dhe ndërkombëtarë është në internet (internet, zoom dhe media të tjera elektronike). Të gjitha aktivitetet e Pranverës së Frankofonisë do të zhvillohen në zbatimin e masave dhe udhëzimeve të sigurisë të rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik
Nga Frensis Lloji
0 Comments
Leave a comment