Të gjithë janë në Instagram, e nëse e tepruam pak duke thënë TË GJITHË, të paktën janë 1 miliard përdorues aktivë çdo muaj. Është rrjeti i tretë social më popullor, pas Facebook e Youtube, e nga një hapësirë, ku kryefjalë ka qenë argëtimi dhe publikimi i ‘versionit më të mirë të vetes’, tashmë është shndërruar në një hapësirë të mirëfilltë biznesi.
Megjithatë në një rrjet virtual thuajse të pafundëm është e vështirë të targetosh ‘audiencën’ tënde ideale. Për të qenë sa më pranë klientëve potencialë, duhet të bashkëpunoni me personazhe popullorë dhe me ndikim në Instagram. Këta të fundit quhen Influencer dhe së fundmi, të qenët i tillë është shndërruar në një profesion. Mjafton të kesh një apo disa produkte për të shitur apo reklamuar, disa “mijëra” ndjekës dhe ja ku u bërë një Influencer. Sigurisht nuk është kaq e thjeshtë sa e bëmë të duket, por sot të qenët INFLUENCER jo vetëm shpërblehet mjaft mirë, por dhe feedback-u që bizneset apo kompanitë marrin është shumë pozitiv. Në varësi të numrit të ndjekësve, ka dhe një titull ! Nano, Micro, Macro…
Shpenzimet e marketingut me influencerat në Instagram i kalojnë 2 miliardë dollarë në vit e sipas ekspertëve cilësohet si një nga hapësirat më të suksesshme për të reklamuar. Bizneset që kanë arritur ta kuptojnë vlerën e reklamimit në Instagram, bashkëpunimit me influencerat e jo vetëm, janë një hap para atyreve që janë kapur fort pas marketingut tradicional. Kompania BM group, padyshim e ka kuptuar rëndësinë e të qenët prezente në këtë hapësirë virtuale. Këtë verë, BM i besoi Iceberg Communication, ideimin, realizimin dhe ndjekjen e fushatës së marketingut të birrës premium La Trappe, Bavaria dhe pijes energjike ‘Original from Holland’ me influencers në Instagram.
Mundësitë e zgjedhjes së një birre apo pije energjike janë të shumta, por përse këtë verë (e në çdo kohë) duhet të pimë vetëm Bavaria apo La Trappe? Sepse ndoshta veç cilësisë premium, është pija e preferuar e këngëtares suaj të preferuar? Pikërisht këtë bën një Influencer. Vendos trendet dhe ndikon në zgjedhjet tuaja. Ama çelësi i suksesit është AUDIENCA (e kompanisë dhe influencerit). Përputhshmëria e këtyre të fundit vendos nëse reklamimi i një produkti do të jetë i suksesshëm në një profil influenceri, apo në një profil tjetër. Publiku i një influencuesi duhet të jetë i ngjashëm me atë që po përpiqeni të arrini, ndaj dhe Iceberg Communication vendosi të bashkëpunonte me këta personazhë publikë me ndikim të lartë në Instagram.
E kush tjetër veç çiftit të balerinëve Enada dhe Gerd Vaso, artistes Marsela Çibukaj dhe foodbloggeres shumë të pëlqyer Mirela Andoni do të ishin influencerat e duhur për reklamimin e birrës La Trappe? Me një audiencë, interesat e të cilëve lidheshin ngushtë me ato të klientëve të La Trappesë , marketingu i kësaj birre premium rezultoi shumë i suksesshëm në këto profile. Ndërkohë reklamimi i birrës po ashtu hollandeze premium Bavaria, iu besua moderatorëve më popullorë e cool të ekranit, Bora Zemani dhe Flori Gjini e artistes më të dashur të skenës Eneda Tarifa.
Ishte një hulumtim i mirëfilltë i profileve të personazheve më të ndjekur në Instagram dhe një studim i audiencës së pijes energjike, procese që na ndihmuan të vendosnim se kush do të ishin personat e duhur për t’u bërë pjesë e kësaj fushate. Për pijen energjike vendosëm të bashkëpunonim jo vetëm me një nga aktorët më të mirë të humorit, por dhe më energjikët që ende vazhdon të jetë ndër më të dashurit për ne, Gentian Zenelaj. Veç tij, ishte Aleks Seitaj, me humorin dhe skeçet e tij që na bindën se audienca e tij jo vetëm do e priste shumë mirë reklamën e pijes energjike në profilin e tij, por dhe do përmbushte qëllimet tona, si vizibilitet dhe interaktivitet shumë të lartë.
Të punosh me ‘micro-macro’ influencera (sepse shifrat janë relative, por në fund ajo që vlen është niveli i ndikimit dhe interaktiviteti me fansat) ka disa avantazhe e ne do të veçonim disa:
Origjinaliteti në postime, besueshmëria e lartë.Marka pozicionohet para mijërave njerëzve dhe vizibiliteti në këto rrjete sociale është shumë herë më i lartë duke e krahasuar me të njëjtën reklamë në mediat tradicionale, si televizon, revistë apo radio.
Ndonëse reklamimi i produktit është shpesh i qartë në profilet e Inflecers-ave, njerëzit sërish tërhiqen, besojnë dhe priren ta bëjnë të vetin menjëherë. Ndonëse fushatat me macro mega influencer (më shumë se 1 milion ndjekës) janë më të kushtueshme, e ky lloj marketingu është i shkëlqyeshëm për rritjen e shikueshmërisë dhe ndërgjegjësimit ndaj markës, janë micro-influencers ata që do t’ju sjellin ndjekës të vërtetë.
Puna jonë nuk mbaroi me përfundimin e fushatës, sepse suksesi i kësaj të fundit do të ishte tregues që Iceberg Communication ka kapacitetet profesionale për të hartuar strategji marketingu dixhital të përshtatura sipas nevojat e klientëve, duke bërë që BM Group të na besonte menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve sociale.
Këtë gjë mund ta bëjmë dhe për JU …
Nga Frensis Lloji
0 Comments
Leave a comment