Në Shqipëri kryesisht panairet e mëdha me pjesëmarrje të kompanive dhe markave ndërkombëtare organizohen në Tiranë por çfarë ndodh kur një qytet i vogël si Lushnja merr këtë rol? Vitet e fundit, Lushnja bëri pikërisht këtë, duke tërhequr vëmendjen e komunitetit të biznesit kombëtar dhe rajonal në sektorin e bujqësisë. Pse Panairi “Ditet e Bujqesise” organizohet në Lushnje? Çfarë avantazhesh i sjell ky panair i organizuar në qytetin e vogël të Lushnjes të gjithë pjesëmarrësve dhe më së tepërmi çfarë i sjell qytetit në vetvete?
Lushnja është pjesë e Myzeqesë e njohur si “hambari” i Shqipërisë, e shquar për potencialin në bujqësi. 65% e hambarit shqiptar përdoret për qëllime bujqësore. Lushnja është pjesë e qarkut të Fierit më një sipërfaqe të madhe tokësore dhe një volum të lartë prodhimi në shumë kultura bujqësore dhe mbi 77,000 fermerë.Në dy edicionet e mëparshme të panairit “Ditët e Bujqësisë” ka patur një pjesëmarrje në rritje të kompanive të huaja që zgjedhin të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre për herë të parë në Shqipëri. Kompanitë e huaja pjesëmarrese kanë qënë nga: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Italia, Greqia, Austria, Izraeli etj.
Panairi “Ditët e Bujqësisë” synon të arrijë disa objektiva, duke përfshirë:
Edukimin & Ndërgjegjësimin
Organizimi i një panairi ndërkombëtar në Lushnje ka shumë përfitime. Ai kontribuon në edukimin e komunitetit mbi mënyren se si funksionojnë dhe çfarë kërkojne tregjet ndërkombëtare, duke i prezantuar me produkte, shërbime, dhe praktika të reja biznesi. Ai gjithashtu u jep sipërmarrjeve vendase një shans për të shfaqur ofertat e tyre globalisht, duke promovuar sipërmarrjen dhe inovacionin. Për më tepër, vlerë e shtuar e panairit janë edhe konferencat, forumet dhe sesionet informative si një mjet informimi dhe ndërgjegjësimi mbi tema që prekin thelbësisht çdo aktivitet të bizneseve në fushën e bujqësisë.
Edukimi i lidhjeve përmes rrjetëzimit
Për fermerët dhe bizneset lokale, krijimi i lidhjeve me aktorët kryesorë të sektorit në evente të tilla, hap dyert për partneritete, tregje dhe kanale të reja shpërndarjeje. Ai lehtëson ndarjen e praktikave më të mira, duke u mundësuar pjesëmarrësve të qëndrojnë në krah të tendencave dhe zhvillimeve më të fundit në bujqësinë globale. Për më tepër, ndërveprimet me ekspozuesit dhe ekspertët ndërkombëtarë ofrojnë përvoja të rendesishme edukuese dhe bashkëpunime të mundshme, duke nxitur inovacionin dhe rritjen e bujqësisë.
Qasja në Informacion dhe Mundësi Marketingu
Në çdo sektor por dhe në atë të bujqësisë, aksesi në informacion është thelbësor për të qëndruar konkurrues. Organizimi i një panairi ndërkombëtar bujqësie në Lushnje informon drejtpërdrejti fermeret dhe agrobizneset vendase. Nga teknologjitë më të avancuara të bujqësisë deri tek informacionet mbi tregun dhe politikat bujqësore, pjesëmarrësit fitojnë njohuri të vlefshme që mund të ndikojnë proçeset e tyre të vendimmarrjes.
Për Lushnjën, panairi “Ditët e Bujqësisë” vepron si një instrument i fuqishëm marketingu, duke ngritur profilin e qytetit si një qendër tërheqëse për biznesin dhe investimet bujqësore. Ardhja e kompanive dhe eksperteve ndërkombëtarë dhe mbulimi i gjerë mediatik vënë në pah apelin e Lushnjës si “kryeqyteti” i bujqësisë.
Në përmbledhje, organizimi i një panairi ndërkombëtar bujqësor në një qytet të vogël si Lushnja mund të duket i pazakontë për Shqipërinë, por sjell përfitime të shumta. Ky event ndikon drejtpërsëdrejti në edukimin, lidhjen dhe hapjen e tregjeve, thelbësore për rritjen dhe qëndrueshmërinë e sektorit të bujqësisë. Ashtu sikurëse panairi me i bujshëm i bujqësisë në Greqi organizohet në Selanik, në Serbi organizohet në Novi Sad e shumë shembuj të ngjashëm, panairi “Ditët e Bujqësisë”, panairi më i madh i bujqësisë në vendin tone, do të organizohet në qytetin e Lushnjes në datat 24-26 Prill.
0 Comments
Leave a comment