Nesër prezantohet zyrtarisht në Tiranë seria e 10-të e Samsung Galaxy Note.
Note e gjeneratës më të fundit debutoi pak ditë më parë në Nju Jork, në një event për mediet, prezantuar nga DJ Koh, shef i IT dhe komunikimeve, që e cilësoi atë si aparatin më të fuqishëm në botë.
“Çdo element i “Galaxy Note 10” është i projektuar për të ndihmuar përdoruesit të arrijnë më shumë”, tha Koh. Nëse ata po përfundojnë një projekt të madh për në punë, po regjistrojnë apo editojnë një video, apo po luajnë lojën e tyre të preferuar, “Galaxy Note 10”, do t’i ndihmojë ta bëjnë më shpejt dhe më mirë.
Samsungu i prezantoi versionet “Note” 8 vite më parë dhe ka meritat për shndërrimin e tabletit në një trend në shkallë të gjerë. Bëhet fjalë për aparate celulare që kombinojnë aftësitë e një smartfoni me përmasa ekrani të një tableti kompjuter. Prezantimi i “Note 10” dhe “Note 10+”, vjen këtë radhë si një bashkëpunim më i ngushtë me sistemin operativ Windows dhe softwerin përkatës.
0 Comments
Leave a comment