Librat dhe revistat e marketingut nuk janë të vështira për t’u gjetur, dhe rekomandimet nuk mungojnë kurrë në internet.
Nëse jeni pjesë e botës së marketingut, qoftë si pjesë e departamentit të marketingut të një kompanie, apo si drejtues të biznesit tuaj, të gjithë biem dakord se të qenët i përditësuar ndaj zhvillimeve më të fundit të industrisë, është thelbësore në këtë fushë.
Ka shumë blogje, podkaste dhe video të tjera të shkëlqyera dedikuar botës së marketingut, por librat kanë qenë dhe do të mbeten mjeti i informimit i cili nuk do të dale kurrë nga moda apo të zëvendësohet nga nje medium tjetër. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, 23 prill, më poshtë po përmbledhim një listë të librave më të mirë të marketingut.
DIGITAL MARKETING
HOOKED nga EYAL NIR
Maggie nga Nestle është shndërruar me sukses në një zakon dhe emër i njohur në Azi. Aziatikët nuk thonë më noodles, thonë Megi. Si? Përgjigja gjendet në librin më të shitur, Hooked, ku autori ndan me ne se si të përdorim psikologjinë për ta bërë produktin tuaj një zakon. Dhe ne të gjithë e dimë se një produkt mund të zëvendësohet lehtësisht nga një tjetër, por ju nuk mund të ndryshoni zakonet e klientit.
Hooked është një libër për të hyrë në kokën e klientit tuaj dhe për ta bërë produktin tuaj pjesë të stilit të jetës së tyre të përditshme, në mënyrë që produkti juaj të mbetet i pazëvendësueshëm.
Paralelizëm në shoqërinë tonë. Marka Pampers që ka zëvendësuar çdo markë pelenash.
ALL MARKETERS ARE LIARS nga SETH GODIN
Seth Godin, mbreti i marketingut thotë se “njerëzit i duan historitë”. Seth Godin ndan formulën e tregimit që tërheq vëmendjen e audiencës tuaj dhe i bind ata të ndërmarrin VEPRIMIN e dëshiruar.
Seth Godin ka përmbledhur gjithçka që ju nevojitet për t’i treguar një histori tërheqëse klientit tuaj në librin e tij.
DY LIBRA TË TJERË
Digital Marketing for Dummies nga Ryan Deiss
Lean Analytics: Use Data To Build a Better Startup Faster nga Alistair Croll and Benjamin Yoskovitz
LIBRAT KLASIKË TË MARKETINGUT
INFLUENCE nga ROBERT CIALDIN
Për t’u bërë një marketer i suksesshëm, ju duhet një gjë dhe kjo është fuqia për të kuptuar se si funksionon natyra njerëzore. Pasi ta dini këtë, mund ta përdorni në favorin tuaj për ta bërë klientin tuaj të thotë “po” për gjithçka që dëshironi.
Influence është një nga librat më të fuqishëm që ndan 6 parime të bindjes, si funksionojnë dhe si mund të shndërrohen në armë ndikimi për të fituar kontrollin mbi mendjen e klientit.
Gjashtë parimet janë:
Reciprociteti
Konsistenca
Dëshmia sociale
Pëlqimi
Autoriteti
Mungesa
DY LIBRA TË TJERË
The Tipping Point nga Malcolm Gladwell
Making Ideas Happen nga Scott Belsky
MARKETING STRATEGY
CONTAGIOUS nga JONAH BERGER
I gjithë marketingu dhe reklamimi është i padobishëm nëse njerëzit nuk flasin për markën tuaj. “Fjala e gojës” është përbërësi sekret për të ndërtuar një markë që çdo marketer përpiqet ta arrijë përmes teknikave të ndryshme. E vetmja pyetje që ka qenë gjithmonë një makth për marketerët është “Si t’i bëjmë njerëzit të flasin për produktin tonë? Si ta bëjmë reklamën tonë temë diskutimi të njerëzve? Veç fjalës së përhapur gojarisht, sekretet e tjera i keni në libër…
DY LIBRA TË TJERË
Blue Ocean Strategy nga Chan Kim & Renee Mauborgne
Made to Stick nga Chip and Dan Heath
0 Comments
Leave a comment